
Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.
Siç ka shkruar Fabrizio Romano, sulmuesi francez është bërë lojtari i parë që arrin shifrën e 10 golave dhe asistimeve në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës, duke e kurorëzuar paraqitjen e tij me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, transmeton Klankosova.tv.
Ylli i Francës ishte edhe një herë protagonist absolut, duke dëshmuar pse konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të brezit të tij.



