LajmeRajon

Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV’në

Analisti Seb Bytyçi ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka interes për të hyrë në qeveri, e  sipas tij, për Lidhjen Demokratike të Kosovës bashkëqeverisja është më atraktive.

Ai nuk prej ndonjë zhvillim produktiv nga takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me atë të PDK-së të premten lidhur me formimin e institucioneve.

“PDK-ja do t’i ketë propozimet e veta për presidentin, sa i përket qeverisë nuk besoj se ka interes për të hyrë në qeveri. Në takimin me PDK nuk pres se do të prodhojë diçka produktive sa i përket formimit të institucioneve, konkretisht zgjedhjes së presidentit”, ka thënë ai në Interaktiv.

Bytyçi e ka cilësuar të ndërlikuar situatën në LDK, duke theksuar se secilin skenar që ndjek kjo parti bart rreziqe politike, qoftë atë për qeveri apo qëndrimin në opozitë. Ai theksoi se LDK-së i shkon “për shtati” që të hyjë në qeveri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close