LajmeMaqedoni

Nesër shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, do të jetë ditë jopune

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njoftoi se 23 tetori 2024 (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Festa shënohet që nga viti 2007 dhe i referohet rastit të themelimit të Organizatës Revolucionare në Selanik, më 23 tetor 1893.

Me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, më 23 tetor 2024 (e mërkurë), në orën 11:00, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga nënkryetari Antonijo Milloshoski dhe deputetja Emilija Angellova, do të vendosë kurorë me lule të freskëta në Monumentin “Themeluesit e VMRO-së” në Parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup.

Poashtu me rastin e kësaj dite, nesër, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “23 Tetori” do ta ndajë Çmimin Shtetëror “23 Tetori” për vitin 2024 për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmimi Shtetëror “23 Tetori” sivjet i ndahet poetit Sllave Dimoski për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close