LajmeMaqedoni

“Nëse ka një gjë të tillë, do të mendojmë për hapa të tjerë”/ Taravari nuk beson që kamerat e reja në Gjinekologjinë e Çairit do të kenë edhe audio incizim, specifikacioni e demanton

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në Gjinekologjinë në Çair nuk do të bëhet përgjim. I pyetur se si e komenton faktin që në tender me specifikë kërkohet që kamerat e sigurisë të jenë me audio, Taravari tha se për këtë duhet të përgjigjet drejtoresha.

 

“Unë nuk besoj që furnizohen me aparate të tilla për përgjim, duhet të shkoni të bisedoni me drejtoreshën.

Ministër, specifika e tenderit thotë mikrofon të integruar?

Ju lutem flisni me drejtoreshën, nuk besoj, asnjëherë nuk do të ndodhte kjo. Nëse ka një gjë të tillë, që është serioze, atëherë mund të mendojmë edhe për hapa të tjerë eventual”, tha mes tjerash Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close