LajmeRajon

Në Shqipëri rritet numri i të infektuarve me Kovid-19

Nëntëdhjetë e tre raste të reja, gjashtë të shëruar dhe katër të vdekur, është bilanci i 24 orëve të fundit për gjendjen me Kovid-19 në Shqipëri.

“Nga 420 testet e bëra të rasteve të dyshimta, rezultat pozitiv është marrë te 93 prej tyre, që është numri më i lartë nga paraqitja e pandemisë në fillim të marsit, kur janë bërë 31.933 teste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 3.371 persona, betejën me armikun e rrezikshëm e fituan 1.881 persona, ndërsa e kanë humbur jetën 89 persona, ndërsa aktivë janë 1.401 persona”, theksohet në kumtesën e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në Laboratorin e Virologjisë pranë Institutit për Shëndet Publik mund të bëhen deri në 500 teste në ditë, për shkak të kësaj, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se këto ditë do të fillojë me punë laboratori i ri me kapacitet prej mbi një mijë teste në ditë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close