LajmeMaqedoniTopLajm

Në repartet KOVID në Shkup janë pranuar 480 pacientë, 28 në 24 orët e kaluara

Shkup, 30 nëntor – Në qendrat kovid në Shkup, në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 38 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi dhe gjithsej 480 persona të dyshuar dhe të konfirmuar po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 22 pranime dhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, një në kovid – qendrën e Klinikës për neurologji, gjashtë të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, dy në Klinikën për nefrologji, shtatë në Qendrën e re për vesh, hundë dhe fyt dhe tre të sëmurë në Klinikën për sëmundje të syve.

Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar pesë persona gjatë ditës së djeshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close