LajmeMaqedoniTopLajm

Në repartet infektive në vend po trajtohen 701 pacientë, ka shtretër të lirë

Gjatë 24 orëve të fundit, në qendrat kovid nëpër spitalet e vendit janë paraqitur se trajtohen 549 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus. Në qendrat rajonale në Manastir dhe në Shtip janë hospitalizuar 152 të infektuar shtesë, me të cilët numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë në Kovid-19 të cilët po trajtohen nëpër repartet infektive arrin 701, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalet brenda, siç potencojnë ka rreth 90 shtretër të lirë, ndërsa lëshohen edhe pacientë të shëruar me të cilët do të lirohen edhe shtretër shtesë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 83 pacient pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 69 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 43 pacientë, në Veles po trajtohen 63 të sëmurë, kurse në Kumanovë 88 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrën Kovid në Ohër janë hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 94, në qendrën kovid në Gostivar 47, kurse në Strugë 33 të infektuar, në spitalin e Strumicës janë të shtrirë 80 pacientë, në Koçan 25, në Kërçovë 18, Kavadar 39, në Gjevgjeli 10 persona pozitiv në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin arrin 1,134 dhe ka deri në 100 shtretër spitali të zbrazët në qendrat kovid. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Përkundër fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i njësive të repartit do të zgjerohet më tej, thuhet në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close