LajmeMaqedoniTopLajm

Në qeveri me apo pa ndryshime kushtetuese? Fronti Europian dhe VLEN flasin për kushtëzimet

Kusht për formimin e qeverisë së ardhshme do të jenë ndryshimet kushtetuese, me qëllim vazhdimin e rrugëtimit europian të vendit. Kështu në Click Plus pohojnë edhe nga Fronti Europian edhe nga koalicioni VLEN. Megjithatë nga VLEN, thonë se ndryshimet kushtetuese do të realizohen pasi të formohet Qeveria, në afat prej tre deri në gjashtë muaj. Deri tani pohojnë se nuk kanë folur për kushte sepse ende janë në fushatë zgjedhore dhe nuk kanë përfunduar zgjedhjet.

“Pra, ende nuk kemi pasur sepse është antilogjike…pyeteni atë. Antilogjike është të thuhet se ka kushte apo s’ka kushte sepse ende jemi në kampanjë”, tha Azir Aliu – VLEN.


“Natyrisht që nuk hyjmë në një Qeveri që nuk i bën ndryshimet kushtetuese, është shumë e qartë. Është super e qartë. Qeveria jonë e ardhshme do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese brenda tre deri në gjashtë muaj të qeverisjes. Shumë qartë e thash”, dekalroi Arben Fetai, VLEN.

E nga Fronti Europian janë pak më decid. Ata thonë se nuk mund të formohet fare Qeveri nëse paraprakisht nuk realizohen ndryshimet kushtetuese. Ky do të jetë kushti kryesor për ta.


“Për BDI-në dhe Frontin Europian para formimit të Qeverisë, kusht kryesor për formim të Qeverisë së ardhshme, janë ndryshimet kushtetuese”, theksoi Kreshnik Bekteshi – Fronti Europian.

“S’ka Qeveri pa ndryshime kushtetuese, e këto le të hyjnë në Qeveri 3 muaj, 6 muaj 18 muaj, 4 vjet”, pohoi Arbër Ademi – Fronti Europian.

Ndërkohë gjatë fushatës presidenciale dhe parlamentare, kundër ndryshimeve kushtetuese janë shprehur edhe VMRO-DPMNE por edhe Lëvizja Znam e Maksim Dimitrievskit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close