LajmeRajonTopLajm

Në Kosovë pllakos heshtja pas mbetjes në burg të Thaçit, Veselit e të tjerëve

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Gjykatësi i procedurës paraprake i cilësoi si të pamjaftueshme argumentat e avokatëve për ish-krerët e UÇK-së.

Prej nëntorit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli apo dhe të tjerë, janë në paraburgim të Hagës, të akuzuar për një sërë akuzash, kryesisht për krime lufte gjatë gjenocidit në Kosovë dhe më pas.

Por, Kosovën e pllakos heshtja pas këtij vendimi.

Asnjë nga liderët kosovarë nuk ka reaguar në lidhje me këtë vendim. Askush nuk ka komentuar, apo, thënë së paku një fjalë për mbetjen në burg të Thaçit e të tjerëve.

Është vetëm OVL e UÇK-së që ka deklaruar. duke thënë se moslirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së, është politikë, ndërsa, pret nga institucionet e reja që të ndërprejnë punën e Gjykatës Speciale.

E këto mosdeklarime të politikanëve po dalin të jenë të mirëmenduara.

Sipas njohësit drejtorit të IKD-së, Ehat Miftaraj, politikanët tanë nuk duhet të deklarohen për asnjë vendim të Gjykatës Speciale, pasi vetëm sa do e rëndojnë akuzat ndaj tyre.“Nuk duhet të komentohen apo të jepen qëndrime ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale. Çdo reagim i bërë vetëm sa e rëndon edhe më shumë akuzën ndaj ish-eprorëve të UCK-së. Prandaj edhe u kërkohet që të heshtin dhe mirë po bëjnë” – tha shkurt Miftaraj për Syri.net

Thaçi dhe të tjerët ndodhen në objektet e paraburgimit në Hagë, qysh në fillim të nëntorit, kur u arrestuan nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e tyre kanë paraqitur kërkesën për lirim të përkohshëm qysh më 4 dhjetor.

Ndërsa, në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, refuzimi i kërkesave për lirimin e përkohshëm të Thaçit e të tjerëve arsyetohet me Nenin 41(6)(b) të Ligjit. Ky nen, mes tjerash, përfshinë: rrezikun nga arratisja, rrezikun nga shkatërrimi, fshehja, ndryshimi ose falsifikimi i provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të gjithë ata ndodhen në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Përpara tyre është arrestuar dhe dërguar në Hagë edhe Salih Mustafa, ish-epror i UÇK-së. Aktakuza e ngarkon atë për kryerje të krimeve të luftës. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjyqi i tyre mund të vijojë dhe për vite.

Related Articles

Back to top button
Close
Close