LajmeMaqedoniTopLajm

Në Gostivar deri në orën 19:00 votuan 28.355 qytetarë

Nga 79.945 qytetarë me të drejtë vote në Komunën e Gostivarit, deri në orën 19:00 të drejtën e votimit e realizuan 28.355 përkatësisht 35,47 për qind. Kjo paraqet jehonë më të madhe nga tre komunat në rajonin e Gostivarit.

Në Komunën e Vrapçishtit, dy orë para mbylljes së vendvotimeve dolën 7.620 qytetarë përkatësisht 29,41 për qind nga 25.913 sa janë në listën e vetme zgjedhore.

Në Komunën Mavrovë he Rostushë, deri në orën 19:00 për të votuar dolën 2.728 qytetarë apo 27,29 për qind nga 9.996 gjithsej votues.

Në tre komunat nga mesatarja e fundit e matjes së jehonës së votuesve sipas KSHZ-së në votim kanë dalë 38.703 qytetarë nga numri i përgjithshëm i votuesve.

Rreth dhjetë qytetarë kanë reaguar tek anëtarët e këshillave zgjedhorë se nuk e kanë gjetur veten në listë dhe nuk janë lejuar të votojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close