
Gjermania po përballet me kulmin e një vale të të nxehtit, ndërsa meteorologët për sot parashikojnë temperatura deri në 39 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës në disa pjesë të vendit ato mund të kalojnë 41 gradë.
Shërbimi meteorologjik i atjeshëm paralajmëron se janë të mundshme rekorde të reja të temperaturave për qershorin dhe madje edhe historike, raporton “Bild”.
Nxehtësia ekstreme ka shkaktuar tashmë ndërprerje në trafik dhe në jetën publike.



