LajmeMaqedoni

Mickoski: Bëhet fjalë për pasione të ulëta dhe propagandë të organizuar bullgare në vendin tonë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për TVM1 me rastin e dy viteve të mandatit të qeverisë, theksoi se pas provokimeve që ndodhën në periudhën e kaluar, bëhet fjalë për një fushatë të organizuar bullgare në vendi, që ka për qëllim promovimin e gjërave të papranueshme, përmes një ose dy figurave politike.

“Pasionet e ulëta dhe fushata e organizuar janë të dukshme këtë periudhë. Ne jemi të angazhuar me rikonstruksionin dhe ata po e shfrytëzojnë hapësirën e lirë, një apo dy figura politike në shtet, për t’u përpjekur të promovojnë diçka që askush nuk mund ta pranojë. Kjo është një përpjekje më e gjerë për ndikim këtu. Një diplomat mjaft me përvojë, në një bisedë tonën të përbashkët shumë kohë më parë, para 7-8 vitesh në fillimet e mia si kryetar i VMRO-DPMNE-së, më tha se nëse ndonjëherë mendoni se gjërat në politikë kanë ndodhur rastësisht, më besoni, nuk është kështu, gaboni, sepse thjesht nuk keni qenë të informuar për atë që dikush ka planifikuar. Kështu që kam shumë pak besim te rastësia në politikë”, thotë kryeministri Mickoski.

Lidhur me kontestin, kryeministri Mickoski theksoi se nëse për ne vlen rregulli se marrëveshja duhet të respektohet, atëherë duhet të vlejë edhe për ta, por fqinji lindor nuk dëshiron t’i zbatojë obligimet e veta dhe t’i zbatojë vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, me qëllim që të mos u japin legjitimitet pjesëtarëve të komunitetit maqedonas në Bullgari.

“Fqinji ynë lindor ka marrë obligime që t’i respektojë të drejtat e njeriut, ka ratifikuar rezolutë, që do të thotë se duhet t’i sigurojë të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas kështu që këto vendime nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut nga Strasburgu do t’i implementojë. Me fjalë të tjera, do t’u lejojë pjesëtarëve të komunitetit maqedonas të organizohen në aspektin kulturor, sociologjik dhe shoqëror. Ata nuk po e bëjnë këtë, sepse ajo politikë zhivkoviste që ka zgjatur me dekada, duke mohuar identitetin maqedonas, ua fut frikën në kocka, sepse në këtë mënyrë ajo shoqatë do të ketë të drejtë të ketë përfaqësuesin e vet në Këshillin e ministrave për pakicat dhe do të legjitimohet dhe identifikohet, ky është problemi i tyre më i madh”, potencoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski gjithashtu theksoi se politikanët bullgarë nuk heqin dorë nga Protokollet 1 dhe 2, ku inkurajohet puna e komisionit historik deri në hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, dhe njëkohësisht rikujtoi fjalimin e kryeministrit aktual bullgar nga viti 2019 në Shën Petersburg, ku ai përvetëson Kirilin dhe Metodin dhe thotë se përjetësisht do ta kremtojnë Bullgarinë e Shën Stefanit.

“Në politikë duhet t’i shihni gjërat në mënyrë strategjike para se të vendosni një nënshkrim. Kur e vendosni nënshkrimin, paraprakisht duhet të keni një paratekst se për çfarë po nënshkruani dhe të anticiponi sfidat e mundshme. Kur dikush na thotë të ndryshojmë Kushtetutën, në rregull, por çfarë pastaj, sepse nuk kemi ndërmend ta fillojmë këtë garë, kemi ndërmend ta përfundojmë. Qëllimi ynë si qeveri është të përpiqemi ta korrigjojmë atë që është bërë gabim me mençuri, taktikë dhe strategji”, është decid kryeministri Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close