LajmeMaqedoniTopLajm

Ndryshe nga Prokuroria, përfaqësuesi i Ministrisë nuk gjen keqpërdorim në Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës

Seanca e fundit gjyqësore për rastin e ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës ka prodhuar dëshmi që sfidojnë pretendimet e deritanishme të Prokurorisë.

Përderisa procesi zhvillohet për një keqpërdorim të pretenduar prej rreth 13 milionë eurosh, dëshmitarët dhe ekspertët e thirrur kanë mohuar ekzistencën e dëmit financiar dhe shkeljeve ligjore gjatë punimeve. Dëshmitari nga Ministria e Kulturës, Vlladimir Poposki, ka deklaruar në sallën e gjyqit se institucioni që ai përfaqëson nuk ka konstatuar humbje monetare nga realizimi i këtij projekti kapital.

Në anën tjetër, tre ekspertë të fushës së ekonomisë dhe inxhinierisë ndërtimore  Biljana Gigovska, Liljana Kovaçevska dhe Anton Kajtazi, mbështetën rregullsinë e projektit. Përballë kontradiktave të forta mes aktakuzës dhe gjetjeve të ekspertëve të deritanishëm, trupi gjykues mori vendim për realizimin e një superekspertize të re e cila pritet të japë fjalën përfundimtare mbi anën financiare dhe teknike të projektit. Në këtë proces gjyqësor, katër persona akuzohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close