LajmeRajon

BE e përsërit: S’ka mungesa karburanti për avionë, po i monitorojmë ato!

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur edhe njëherë se Evropa nuk ka mungesa karburanti për avionë, për momentin.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian e përsëriti këtë gjatë konferencës së përditshme për gazetarët.

Referuar situatës që po ndodh me Ngushticën e Hormuzit dhe bllokadës amerikane për  cisternat e naftës që kalon përgjatë rrugës ujore, BE njoftoi se grupi i Koordinimit të Naftës “do të takohet përsëri në fund të kësaj jave”.

“Disponueshmëria e karburantit të aviacionit është padyshim një përparësi dhe është e rëndësishme të nënvizohet se, këtu në Bashkimin Evropian, ne gjithashtu kemi kapacitet të konsiderueshëm për rafinimin e naftës bruto dhe prodhimin e karburantit për avionë”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian u shpreh gjithashtu se po bëhen përgatitje për veprime të mundshme.

“Megjithatë, gjithçka varet nga mënyra se si do të evoluojë situata. Aktualisht, nuk ka mungesa karburanti në BE.”, raporton ANSA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close