
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës në një konferencë për media ju ka bërë thirrje krerëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të ulen dhe të bisedojnë për të gjetur marrëveshje për krijimin e institucioneve.
Ai ka thënë se duhet të takohen për hirë të popullit të Kosovës.
“I bëjë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, kreut të Aleancës, Ardian Gjini që të bisedojmë dhe të bëjmë marrëveshje për hir të popullit të Kosovës”.
“Jam i gatshëm për takime që sjellin marrëveshje një orë e më parë. Me kryetarin e PDK-së, e LDK-së e Aleancës, komunikoj drejtpërdrejt, kemi nevojë për takime, për marrëveshje”, tha Kurti.
Kurti tutje tha se presidenti duhet të jetë mbi partiak, dhe një personalitet i shquar me merita kombëtare.
Kurse, sa i përket vazhdimit të seancës, ai tha se përcaktohet nga Kryesuesi i seancës dhe përfundon kur zgjedhen kryetari dhe nënkryetarët.
Kurti tutje më tej tha se duhet të takohen dhe të merren vesh, pasi të gjithë janë kundër zgjedhjeve.
Kurse, sa i përket gjuajtjes me vezë nga Time Kadrijaj në drejtim të tij, ai tha se ai nuk anohet për aksione të tilla, por pse krerët e partive nuk po e takojnë.
“Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguajë që të ulemi dhe të bisedojmë bashkë, jam për ta paguar këtë çmim. Unë nuk anohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata nuk duhet të takohen”, tha Kurti.



