LajmeMaqedoni

Ndërron jetë muezini shumëvjeçar në Dobërdoll, hfz. Kamber Kamberi

In-na lil-lahi ve in-na ilejhi raxhi’un – Të All-llahut jemi dhe tek Ai është kthimi i jonë”
Mbrëmë ndërroi jetë muezini shumëvjeçar në f Dobërdoll, Hafiz Kamber Kamberi
Varrimi i merhumit është me namazin e drekës

HAFIZ KAMBER ILJAS KAMBERI (1933-2021)
Hafiz Kamber Kamberi u lind në vitin 1933 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit. Mësimet e para si dhe mësimin e shkronjave të Kur`anit i mori qysh si fëmijë te hafiz Bexhet Bexheti i Toplicës. Hifzin e Kur`anit Famëlartë e kreu në vitin 1946 te hafiz Emshi Rexhepi dhe te hafiz Baftjari nga po i njëjti fshat. Prej vitit 1981 u punësua me detyrë muezini në Xhaminë “Hamza” në fshatin e tij të lindjes, ku shërbyer si muezin deri ne pension në VITIN 1998
Gjatë kësaj kohe ka dhënë kontribut të madh në mësimin e parimeve islame fëmijëve dhe xhematiti të këtij fshati.
Hafiz Kamber Kamberi edhe pas pensionimit e vazhdojë punën e muezinit pa pagesë deri në vitin 2017..
Hafiz Kamber Kamberi si dhe hafizat e tjerë të fshatit Dobërdoll duke u nisur ga kjo porosi e Pejagmberit a.s.
״ ﺧﻴﺮﻛﻡ ﻤﻦ ﺗﻌﻠﻡ ﺍﻠﻘﺭﺁﻥ ﻮﻋﻠﻣﻪ ״٠

“Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur`anin dhe ia mëson atë dikujt”. (Transmeton Buhariu).
Ata dhanë një kontribut shum të madhë.
Kontributi dhe sakrifica e këtyre personaliteteve ka qenë e pa përshkueshme dhe mjaft e çmuar, sepse ata kanë shërbyer si shembull i lartë përkushtimi për edukimin e popullit, zhdukjen e errësirës dhe për të dhënë virtytet më të larta në udhëzimin e popullit në binarët e islamit, arsimit, kulturës e në veçanti kultivimit të institucionit të Hifzit.
Kontributi i këtyre hafizëve të Kur`anit Famëlartë ka qenë shumë i frytshëm edhe për kundër presioneve të mëdha nga sistemi i atëhershëm komunist, sidomos nga mesi i shekullit XX. Ata u ballafaquan me situata e rrethana të vështira, të rënda e të ndërlikuara, por megjithatë ata i arritën qëllimet e tyre të pastra për ngritjen e vetëdijes së popullatës në aspektin fetaro-arsimor dhe në lulëzimin e mësimit përmendësh (Hifzit) të Kur`anit Famëlartë.
Edhe në kushte të vështira e me pasoja të rënda për vete e për familjet e tyre, prapë se prapë gjatë diktaturës komuniste qëndruan pranë popullatës, pranë besimtarëve, predikuan islamin, ruajtën fenë, kombin dhe vatanin kryen pa përtesë e pa frikë ritet e tyre, kultivuan hifzin herë haptazi e herë fshehurazi, ditën e natën dhe i shndërruan shtëpitë e tyre në mektebe dhe me shumë sakrifica duke iu nënshtruar edhe torturave, vuajtën dënime të rënda nëpër burgjet e egra komuniste, por me ndjenjat e larta fetare e kombëtare, mbrojtën fenë dhe Kur`anin e Madhërishëm, mbrojtën kombin e vatanin, kultivuan dijen e imanin. Shumica e këtyre hafizëve dhe hoxhallarëve gjatë veprimtarisë së tyre si muderrisë e imamë dhanë sakrifica të mëdha, përgatitën disa breza hoxhallarësh, qoftë në grupe apo individualisht, duke krijuar një traditë të vazhdueshme të kultivimit të dijes dhe mesimit te Kuranitdhe porosive Islame.
Duke e marur parsishe të gjithë këto rethana Hafiz Kamber Kamberi vazhdojë të japë kontributin e tij si muezin më zerrin e tij të mrekulleshëm deri në dë fund të jetës së tij. në f Dobërdoll
Në fundë për Hafiz Kamber Kamberi familjen e tij dhe xhematin e dobërdollit kemi myzhde hadithin ku i Dërguari i Allahut alejhi salatu ues selam ka thënë: “Muezinit i falen mekatet, aq larg sa shkon zeri i tij dhe shpërblimi i tij është shperblimi i të gjithë atyre që falen bashkë me të.” (Sahih el Xhami me nr 6643).

 

Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë me begati të panumërta për kontributin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close