
Kryetari i degës së BDI-së në komunën e Zhelinës, Emir Sulajmani në kuadër të riorganizimit të nëndegëve gjatë ditës së sotme ka përcjellur punimet e nëndegës së fshatit Pallaticë për kryetar të nëndegës u zgjodh Mustaf Tahiri – një mjek i njohur në komunitet, i cili prej vitesh është pranë qytetarëve me përkushtim, profesionalizëm dhe korrektësi. Zgjedhja e tij u mirëprit nga të pranishmit, duke u konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të organizimit lokal, shkruan Top24
Ky zhvillim shihet si një sinjal i qartë i konsolidimit të strukturave dhe i rritjes së angazhimit qytetar, ndërsa mesazhi i takimit ishte i qartë: organizim, unitet dhe vazhdimësi në rrugën përpara.”



