
Në vazhdën e mobilizimi, riorganizimit dhe ngritjes së strukturave të degës së BDI-së në Tetovë, kryetari i degës Bajram Rexhepi sonte ishte pjesë e kuvendit të nëndegës së lagjes Shkumbini në Tetovë ku kryetar i kësaj nëndege u zgjodh ekonomist i diplomuar, i punësuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike – Tetovë, Muhamet Rushani, shkruan Top24
Vazhdojmë me lagjen Shkumbini.
Sonte, në një atmosferë pozitive dhe mobilizuese, u mbajt kuvendi i Nëndegës Shkumbini. Kryetar u zgjodh Muhamet Rushani, ekonomist i diplomuar, i punësuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike – Tetovë, me përvojë shumëvjeçare dhe aktivist i dëshmuar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Procesi i ristrukturimit vazhdon, duke respektuar kontributin e së kaluarës dhe duke ndërtuar me vendosmëri të ardhmen.



