LajmeMaqedoniTopLajm

Musa Xhaferi: Kërçova është dhe do mbetet e shqiptarëve

“Pas sulmit të përositur medial, në pamfletin “TetovaSot” nga mercenari politik Artan Grubi, dua të sqaroj opinionin e gjërë në veçanti votuesin e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me zgjedhjet lokale në Kërçovë.

Shqiprarët e dijnë se si është fituar Kërçova për herë të parë në vitin 2013, ku kontributi im dhe i njerëzve të sinqertë në BDI-është i pamohuar!

Zgjedhjet e këtij viti nuk kanë të bëjnë me emra të përveçëm, se cili është kandidati i BDI-së në Kërçovë që nga viti 2013 e deri më tani.

Fatmir Dehari është rritur në BDI me ndihmën e punës time dhe të gjithë shokëve tonë qëllim-mirë.

Veprimi i Fatmir Limanit tentohet të devijohet dhe abuzohet nga qarqet e porositura të mercenarit Artan Grubi, duke pamundësuar të drejtën bazë demokratike brenda një strukture solide dhe serioze siç është BDI.

Këta veprime të orkestruara të sulmeve mediatike që Grubi dhe pamfleti i tij Tetova sot në koordinim me qarqet anti-shqiptare, sjellin një epilog: Prishjen e unitetit brenda BDI-së dhe eliminimim e frymës përbashkuese.

Përçarësi dhe dëmtori i BDI-së, Artan Grubi duke stimuluar mercenarët gazetaresk me mjete publike të taksapaguesve, duhet të mbajë llogari për nxitjen e konflikteve brendapartiake, porositjen e sulmeve mediale ndaj meje dhe bashkëpartiakëve që kanë krijuar këtë strukturë si dhe duke krijuar pasiguri dhe huti tek votuesi i BDI-së.

Kërçova në asnjë moment nuk rrezikohet nga kandidati maqedonas sepse votuesi kërçovarë gjithmonë ka mbështetur anën kombëtare dhe në këtë rast ia pamundësuar Artan Grubit që të vij në Kërçovë dhe të bëj fushatë, sepse të gjithë e dijnë që ai është bashkëpuntorë i Sasho Mijallkovit ndërsa tani i përkuluri i LSDM-së.

Dua të sqaroj opinionin publik dhe votuesin e BDI-së që të kenë kujdesë në Komunën e Haraçinës, Çashkës dhe Dollnenit që të mos deportoj dora përçarëse e Artan Grubit dhe shqiptarët të humbasin komuna.

Të gjithë e dijnë rastin flagrant të presioneve ndaj kandidatit të pavarur në Komunën e Bervernicës, me të vetmin qëllim që komuna të kaloj në duart e LSDM-së.

Pamfletet e paguara politike e as kontrabandistët e katapultuar në rolin e mesenzherit dhe shkatëruesit nuk mund ta devalvojnë dhe tjetërsojnë strukturën e BDI-së e cila është ngritur mbi sakrifica katër dekadëshe”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close