LajmeSport

Mrekullitë ndodhin! Luton Town në Premier League, klubi “amator” fiton 200 mln. pound

Luton Town siguron për herë të parë në histori biletën për të luajtur në Premier League. Një përrallë e vërtetë për një skuadër modeste nga një qytezë e vogël që siguron ngjitjen në arenën më të rëndësishme të futbollit në nivel klubesh.

“Hetters” mundën në finalen e play off të Championship, Conventry City me penallti 6-5 pasi 120 minutat u mbyllën në barazim 1-1.

VIDEO/ Mrekullitë ndodhin! Luton Town në Premier League, klubi

Ai që dënoi Conventry ishte lojtari i akademisë Dabo i cili gaboi 11-metërshin qe në këtë rast vlen 200 milionë pound të humbura për skuadrën e tij që do të shkojnë në llogarinë e Luton si shpërblim për ngjitjen në Premier League.

 

Ngjitja e Luton në Premier League do të thotë se sezonin e ardhshëm, Manchester City, Arsenal apo Man. United e Liverpool do të luajnë ndeshjet e transfertës edhe në një stadium si “Kenilworth Road” që 10 vite më parë priste ndeshje amatore.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close