LajmeRajonTopLajm

Kongresmeni Torres i zhgënjyer me kritikat e Blinkenit ndaj Qeverisë së Kosovës

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres e ka shprehur zhgënjimin për kritikat që Sekretarin Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia ka bërë Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti për situatën e krijuar të premten në veri të Kosovës.

Blinken kishte kritikuar Qeverinë e Kosovës “për përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të jostabilitetit”.

Ai madje tha se këto veprime ndikojnë në marrëdhënien SHBA – Kosovë. E kongresmeni Torres në një postim në Twitter ka shprehur zhgënjimin ndaj Blinkenit.

“Kosova është aleate e palëkundur e SHBA-së. Kur SHBA-së iu deshën shtete për të pranuar refugjatë afganë, Kosova ishte e para dhe në mesin e shteteve të pakta që shprehu gatishmërinë për të ndihmuar. Është zhgënjyese për mua dhe votuesit e mi shqiptarë të shohim Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar Torres në Twitter.

Related Articles

Back to top button
Close
Close