
Për të parë Pep Guardiolën në pankinën e kombëtares italiane, mund të shpresohet akoma. Pavarësisht shenjave të fundit që flasin për vështirësitë e ardhjes së katalanasit në drejtimin e Të Kaltërve, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò e mban ende gjallë këtë pistë që të çon te 55 vjeçari
‘Besoj se ishte e drejtë dhe e rëndësishme hapja e një dialogu dhe mbajtja gjallë e kësaj piste-tha Malagò për Cronache di Spogliatoio-nuk është aspak mungesë respekti apo konsideratë ndaj kandidatëve të tjerë sepse debati mbi kandidatët e tjerë ka filluar tashmë dhe pastaj mund të zgjidhet dikush që është nga një shkollë e re e kohëve të fundut e trajningut dhe këtu çështja bëhet shumë subjektive’
Është thënë shpesh se pengesa më e madhe e Federatës Italiane për të arritur te Pep Guardiola është paga, por Malagò e dha përgjigjen e tij
Janë bërë përjashtime, përjashtime që psh mund të kenë të bëjnë me emrin që në këto orë është kaq prepotent; Pep Guardiola-vijoi Malagò-përjashtime për motive të qarta që nuk do t’jua shpjegoj këtu, por nuk është e thënë që të realizohet. Rrethi i ngushtuar te Guardiola, Pirlo e Mancini? Jo, absolutisht jo, arsyetoht për një profil të caktuar dhe me siguri këta emra hyjnë në këtë kategori’
Në ditët e kaluara, Guardiola takoi Maldinin dhe Leonardon në Barcelonë. Trajneri 55 vjeçar dëgjoi propozimin e mikut të tij, të cilit në 2009 i dedikoi Championsin e parë si trjaner dhe ki kerkoi kohë të mendohej. Por duhet thënë se katalanasi disa herë ka deklaruar se dëshiron të pushojë pas një aventure të gjatë me Citizens.



