
Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi përmes një PRESS konference ka raguar ndaj vendimit të SPB në Tetovë, të cilët nuk dhanë leje që gjatë muajt Korri dhe Gusht në mbrëmje të mbyllen rrugët drejt sheshit të qytetit me qëllim që kjo pjesë të jetë një shëtitore e madhe dhe vend për mikpritejen e mërgimtarëve, shkruan TOP24.
“U munduam që së paku pushimeve tuaja t’u krijojmë lëvizje të lirë, të krijojmë “SHËTITOREN E DIASPORËS”, ku do të mundësonte që sa më shumë të shijoni qytetin tuaj të zemrës – Tetovën, ashtu siç e ka tradit çdo qytet modern. Ngelemi të habitur se si MPB gjegjësisht SPB – Tetovë, nuk lejon realizimin e një aktiviteti i cili është në kompetence të plotë të pushtetit lokal, edhe pse jemi dëshmitarë se gjatë viteve të kaluara, ka qenë traditë që gjatë verës jo vetëm ky bulevard, por janë mbyllur edhe rrugë të tjera duke bllokuar edhe lagje të tëra dhe asnjëher nuk i ka penguar MPB-së.” tha Besar Durmishi përcjellë Top24.
Ndryshe Durmishi më tej shtoi se ne si administrate komunale e Tetovës, nuk do të ndalemi këtu dhe nuk do të dorëzohemi para presioneve të pushtetit qendrorë, por do të vazhdojmë që të ju shërbejmë Tetovarëve, sepse për ne ata janë më të rëndësishëm se vet lufta politike që na e bënë pushteti qendrorë.



