LajmeMaqedoniTopLajm

Mot me vranësira dhe me reshje shiu, në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme

Moti sot do të jetë i vranët me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jetë më më të mëdha dhe më të rrëmbyeshëm, të ndjekura nga bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në vendet më të larta herë pas here më e fortë, kryesisht nga jugperëndimi, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura ditore do të lëvizë nga 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup dhe zonën përreth, moti do të jetë i vranët me reshje shiu, sidomos paradite. Temperatura ditore do të arrijë deri 7 gradë.

Gjatë natës dhe në mëngjes ishte me vranësira, me reshje shiu, i cili ishte më i fortë në gjysmën e dytë të natës. Ka fry erë mesatare e jugut, herë pas here më e fortë, e cila në Prilep arriti shpejtësi deri në 45 kilometra në orë. Temperaturat minimale varionin nga zero në Pozharan, 1 në Gjurishte, 2 në Kriva Pallankë, Tetovë, Shtip dhe Kumanovë, 3 në Shkup dhe Vinicë, 4 në Demir Kapi dhe Berovë, 6 në Manastir, Prilep, Strumicë, Gjevgjeli dhe Krushevë, 8 në Dojran, 9 në Ohër dhe 10 gradë në Pretor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close