LajmeMaqedoni

Kocijas: Bullgaria po destabilizon rajonin

Ish ministri i jashtëm grek Nikos Kotsias beson se zëvendës kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes bullgar Krasinsk Karakachanov dhe VMRO-ja e tij po e bëjnë Herkulin nga Bullgaria pa muskuj dhe një fakt destabilizues në Ballkan.

“Pozicioni i Bullgarisë ndaj Maqedonisë Veriore është për shkak të tonit të dhënë nga partia e ekstremit të djathtë në pushtet, e përfaqësuar nga Ministri i Mbrojtjes. Ne tashmë e kemi paralajmëruar Bashkimin Evropian se po ndjek një politikë jashtëzakonisht të papërshtatshme ndaj BE-së. Unë do t’ju kujtoj se, si Presidenca e Këshillit të BE, Bullgaria kishte një hartë të San Stefano, që përshkruan Bullgarinë e Madhe, ashtu siç dëshironte Rusia Cariste. Ne ua treguam këtë evropianëve,” tha Kozijas për portalin Euractive.

“Bullgaria ende nuk është pjekur për të kuptuar se një komb i ri ka lindur në Maqedoninë Veriore, e cila ka gjuhën e vet. Në vend që ta pranojë këtë dhe të kontribuojë për paqen dhe miqësinë e popujve në rajon, Bullgaria po vepron në një mënyrë destabilizuese, duke e bërë Herkulin pa muskuj,” thekson mes tjerave Kocijas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close