
Rebelët Houthi të Jemenit kanë sulmuar dy cisterna saudite të naftës në Detin e Kuq.
Veprimet e tyre, thonë se u bënë si kundërpërgjigje ndaj bllokadës së aeroporteve dhe porteve në zonat që ata i kontrollojnë.
Sipas tyre, sulmi është pjesë e strategjisë së “bllokadës për bllokadë”, duke thënë se anijet e sulmuara ishin “Encelia” dhe “Layla”.
Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, ka thënë se anijet janë goditur me dronë dhe raketa, duke i akuzuar ato se kishin shkelur bllokadën detare të vendosur nga grupi.
Ai ka shtuar se Houthit do të vazhdojnë operacionet e tyre detare dhe do të vijojnë “zbatimin e formulës ‘rrethim për rrethim’”.
Autoritetet saudite konfirmuan se njëra nga cisternat u godit dhe mori flakë, por njoftuan se ekuipazhi është i sigurt.
Përshkallëzimi i ri vjen pas bombardimit të aeroportit të Sanaas nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite, për të cilin Huthit pretendojnë se ishte shkaku i hakmarrjes së tyre. Ata kërkojnë heqjen e embargos ndaj porteve dhe aeroportit të Sanaas.
Sulmet rrezikojnë sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq, ndërsa disa anije janë detyruar të ndryshojnë itinerarin. Kjo shton pasigurinë në një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e energjisë.



