
Sot moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht priten stuhi me reshje të dendura, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë nga 11 deri në 20, ndërsa ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri 36 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites, pritet jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta në disa pjesë të luginës, si dhe janë të mundshme stuhi lokale me breshër.



