
Enisi dhe Iseni kanë mbetur në oborrin e shkollë e orë mësimore kanë mbajtur vetëm tri orë, pasi në shkollë është ftohtë.
Ka disa ditë që nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, siç njofton KlanM, lëshohen në shtëpi më herët pasi që nuk ka rrymë elektrike.
“Kjo është katastrofë. Shkojnë me mësim prapa dhe jo përpara. Në vend se t’i mbajnë shtatë orë I mbajnë vetëm tri orë dhe shkojnë në shtëpi. Çdo natë lajmërohem dhe I pyes ku ëshëtë problem ata na japin përgjigje të ndryshme”
“Në shkollë vinë në mëngjes vetëm një ore pasi që është ftohtë i lëshojnë pasi që ska rrymë. Kjo është prej fillimit të gjysmevjetorit të dytë. Asnjëri nuk merr masa”
Shkuam për te pyetur drejtorin e shkollës se ku qëndron problemi ai nuk ishte në zyrë por përmes telefonit tha:
“Për problemin e shkollës janë të infromuar kompetentët EVN dhe Komuna. Kur pritni zgjidhjen e problemit? Ne nuk lajmrohemi një apo dy herë, jemi lajmëruar me dhjetëra herë tek këto institucione ku thuhet se do të sanohet dhe do të rregullohet kjo gjë. Ne nuk mundemi t’I mbajmë nxënësit më tepër se tre orë pasi që koha është e freskët pasi që mund të ftohen” – tha drejtori i shkollës Naim Frashëri



