LajmeSport

Monza fiton me “poker”, Milan bie në “Brianteo”

Monza rikthehet te fitoja dhe atë e bën në shtëpi ndaj Milan-it, në sfidën e javës së 25-të të Serie A që u mbyll me rezultatin 4-2.

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 45’ me Pessina-n që shënoi me penallti.

Ndërsa në minutën e 45+6’ Dani Mota dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij, pas asitit të dhuruar nga Colpani.

Si të mos mjaftonte rezultati, Jovic bën një veprim të pahijshëm në minutën e 53’ dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij em dhjetë lojtarë.

Milan provoi dhe në minutën e 65’ Giroud i ardhur nga stoli gjeti rrugën drejt rrjetës, duke ngushtuar rezultatin.

Ndërsa në minutën e 88’ Pulisic barazoi për Milan-in me një super goditje.

Megjithatë festa e “kuqezinjve” zgjati shumë pak, pasi në minutën e 90’ Bondo barazoi pas asistit të dhuruar nga Maldini.

Ndeshja u vulos nga Colombo, i cili shënoi golin e katërt për Monza-n në minutën e 90+5’, por lojtari që është në pronësi të Milanit dhe i huazuar te Monza, nuk festoi.

4-2 dhe Monza renditet në vend të 11-të me 33 pikë, teksa Milan në vend të tretë me 52 pikë.

Monza-Milan 4-2

Java e 25, Serie A

Ndeshja u vulos nga Colombo, i cili shënoi golin e katërt për Monza-n në minutën e 90+5’, por lojtari që është në pronësi të Milanit dhe i huazuar te Monza, nuk festoi.

Lojtës Videosh

00:00
00:12

90′-Goool! Asist i Maldinit, Bondo gjen rrjetën dhe rikthen në avantazh Monzan. 

Lojtës Videosh

00:00
00:10

88′-Goool! Pulisic realizon me një super goditje dhe barazon për Milan-in. 

Lojtës Videosh

00:00
00:21

65′-Goool! Aksion i bukur i Milan, Pulisic godet me kokë dhe Giroud e finalizon topin në fund të rrjetës duke rihapur sfidën. 

Lojtës Videosh

00:00
00:13

50′-Si të mos mjaftonte disavantazhi, Jovic bën ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Milan-in me dhjetë lojtarë.

Lojtës Videosh

00:00
00:16

45’+6 – Gooool. Kundërsulm i shpejtë i Monzës, me Dany Mota-n që shënon sërish dhe dyfishon shifrat…

Lojtës Videosh

00:00
00:15

45’-Goool! Pessina merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kalon Monzan në avantazh.

Lojtës Videosh

00:00
00:08

43’-Thiaw bën dy ndërhyrje të gabuara në zonë fillimisht me Djuric e më pas me Dany Mota, duke shkaktuar penallti.

Lojtës Videosh

00:00
00:13

Related Articles

Back to top button
Close
Close