OpinionRajonTopLajm

Mjeku i njohur thotë se shqiptarët ende skuqen kur përmendet seksi

Meshkujt shqiptar nuk kanë informacionin e duhur për trupin e tyre, është thënë te “Shqipëria live”.

Diskutimi u bazua nga një intervistë në emisionin “Hipokrati”, ku mjeku androlog Evi Dani tha se sipas një studimi të bërë nga ai me pacientet tij meshkuj, 90% e tyre pavarësisht moshës, formimit intelektual dhe akademik nuk ishin në dijeni të vendit ku prodhohet sperma.

Shkrimtari Edmond Tupja si dhe psikologu e sociologja të ftuar në emision e lidhin mungesën e informacionit si pasojë e keqedukimit nga sistemi komunist.

“Në shkollë nuk mësohej asgjë, ishte tabu, nëse përdorje terma seksual konsiderohej degjenerim”- thotë sociologja.

Blogerja Zhaklin Lekatari shton se shqiptarët akoma skuqen kur dëgjojnë terma të lidhur me seksin.

Në emision u trasmetuan disa vox pop-e ku qytetarët pyeten për andrologun, shumica e tyre nuk kishin përgjigje.

Nga ana tjetër, Tupja i konsideron shqiptarët si ndër popujt më erotike në botë, kanë vepra por ende kanë turp të flasin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close