
Mjekët specialistë privatë kanë shpallur një grevë të përgjithshme nga dita e sotme. Shkak i grevës, siç kanë bërë të ditur të enjten përmes një komunikate për media, është se pavarësisht protestës së mbajtur më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.
Prandaj, siç shtohet në njoftimin e dërguar në emër të specialistëve privatë në Universitetet e Shkencave të Mjekësisë “Kiril dhe Metodi” dhe “Goce Dellçev”, janë të detyruar të ndërmarrin hapin tjetër, t’i bashkohen grevës së përgjithshme nga sot.
Nga atje thanë se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.



