LajmeMaqedoniTopLajm

Mitrevski: Ndryshim i Rregullores së Kuvendit, që deputetët në izolim të mund të punojnë

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski sot deklaroi se në takimin koordinativ në Kuvend e ka sqaruar nevojën për ndryshim të Rregullores me qëllim të vendosjes së punës në distancë, ndërsa propozimi i tij ka qenë që kjo të jetë vetëm për deputetët, të cilët kanë vendim për izolim.

“Kjo do të thotë se vetëm ata deputetë të cilët janë të sëmurë ose megjithatë gjenden në izolim për shkak të kontaktit me person të sëmurë, pjesëmarrjet në seancat e Kuvendit dhe trupat punues të mund t’i kryejnë onllajn”, tha Mitreski.

Ai potencoi se në kohë të sfidave serioze, qytetarëve u nevojiten institucione me kapacitet të plotë, u nevojitet Kuvend, i cili do të jetë në mundësi t’i kryejë funklsionet e veta edhe në rrethana të tilla.

Sipas tij, shembuj të tillë të punës së kombinuar të parlamenteve ka në tërë botën.

“Si deputetë përgjegjës dhe si shumicë në pushtet nuk do të lejojmë mosfunksionalitet të shtetit në luftën me Kovid-19. Nuk guxojmë të lëmë shtet pa ribalanc të buxhetit, pastaj pa Buxhet të miratuar për vitin 2021 ose punë të tjera të rëndësishme, të cilat janë në interes të qytetarëve, kompanive, ekonomive, institucioneve në këto momente të tilla edhe për ne, edhe për botën”, tha Mitreski.

Deputetët, siç tha, duhet t’u shërbejnë qytetarëve në çdo rrethanë, duke e përfshirë edhe pandeminë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close