
Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrat e Mbrojtjes, Punëve të brendshme dhe Politikës Sociale, Vllado Misajllovski, Pançe Toshkovski dhe Gjoko Vellkovski, së bashku me delegacionin e Armatës, me nderime ushtarake vendosën kurora lushe në varret partizane në Shkup, në prag të 18 Gushtit – ditës kur u formua Armata e Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Mbrojtjes, Misajllovski në Fejsbuk kumtoi se lurora lulesh vendosën edhe në varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro GLigorov dhe gjeneralit Mihaillo Apostollski.
“Me rastin e 18 Gushtit – Ditës kur u formua Armata e Maqedonisë, u përkulemi luftëtarëve të cilët dhanë jetën për Maqedoninë e lirë dhe të pavarur. Me nderime ushtarake vendosëm kurora lulesh në varrezat partizane dhe varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, si dhe të gjeneralit Mihaillo Apostollski. Sakrifica dhe vepra e tyre janë pjesë e historisë sonë dhe është obligim i yni ta ruajmë kujtimin për ta. le të jetë i përhershëm kujtimi”, shkroi Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk.




