LajmeRajon

E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali

Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, teksa avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana ishte duke u ulur në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.

Siç shkruan abcnewsal, i moshuari udhëtonte së bashku me familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore.

Ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore pas zbritjes nga avioni, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, ndërhynë menjëherë, por nuk arritën ta shpëtonin.

Avioni nga Tirana u ul në aeroport pak pas mesnatës, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe Policia e aeroportit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close