LajmeMaqedoni

LSH – Tetovë: Tetova humbi edhe një mundësi për fëmijët e saj! (VIDEO)

Që në fillim të mandatit, këshilltari i Lidhjes Shqiptare, Arlind Murtezani, propozoi hapjen e drejtimeve për IT dhe programim në Shkollën “7 Marsi”, duke u bazuar në një nevojë konkrete të nxënësve dhe prindërve.
Sot, shumë prindër paguajnë çdo muaj kurse private për programim dhe IT, sepse fëmijët e tyre duan të orientohen drejt këtyre profesioneve dhe më pas të vazhdojnë studimet në këtë fushë. Pikërisht për këtë arsye, kërkova që Komuna t’i drejtohet Ministrisë për hapjen e këtyre drejtimeve.
Propozimi ishte edhe një zgjidhje për vetë shkollën “7 Marsi”, për të cilën Komuna vazhdimisht ka deklaruar se, për shkak të numrit të ulët të nxënësve, rrezikon të shkojë drejt mbylljes. Një shkollë që kërkon nxënës dhe nxënës që kërkojnë këto drejtime – zgjidhja ishte para syve të tyre.
Komuna e pranoi propozimin dhe premtoi se do ta realizonte. Madje tentoi edhe ta paraqiste si ide të sajën. Ne nuk u morëm me autorësinë, sepse për ne rëndësi kishte rezultati dhe interesi i fëmijëve.
Por rezultati?
Neglizhencë, zvarritje dhe afate të humbura.
Tetova mbeti edhe këtë vit pa drejtimet e IT-së dhe programimit. Prindërit do të vazhdojnë të paguajnë kurse private, ndërsa nxënësit do të detyrohen të zgjedhin drejtime të tjera.
Sot pyetja është e thjeshtë: ishte neglizhencë, paaftësi apo urdhër nga dikush më lart?
Ne e dhamë zgjidhjen në kohë. Komuna zgjodhi ta humbë afatin.
Si këshilltar, Arlind Murtezani do të vazhdojë të insistojë që kjo mundësi t’u kthehet nxënësve të Tetovës.
— Lidhja Shqiptare, Dega Tetovë

Related Articles

Back to top button
Close
Close