LajmeMaqedoniTopLajm

Ministria e shëndetësisë tregon detaje nga marrëveshja me “Pfizer”

Pasi kryeministri deklaroi se në fund të marsit do të arrijnë vaksinat nga kompania “Pfizer”, detaje për këtë kanë kumtuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në kumtesën dërguar mediave, Ministria e Shëndetësisë e ka informuar opinionin se kompania “Pfizer”, prodhues i vaksinave kundër Kovid-19, sot deri te Ministria e Shëndetësisë, e ka dërguar marrëveshjen për blerjen e vaksinave.

Në këtë marrëveshje kumtohen edhe hollësirat siç janë:
“Prodhuesi “Pfizer” në vitin 2021 Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i dërgojë 800.280 doza vaksina. Sipas marrëveshjes, dërgesa e vaksinave do të zhvillohet në katër kuartale, ndërsa dërgesa e parë do të ndodh në muajin mars. Në marrëveshje thuhet se kompania “Pfizer” këtë muaj në vendin tonë do të dërgojë 21.060 doza vaksina”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.

Sqarojnë se vaksinat janë paketuar në shishe me më shumë doza, nga një shishe përmban 6 doza të vaksinave. Vaksina ruhet dhe shpërndahet në -70 gradë Celsius, në frigorifer të zakonshëm prej 2 deri 8 gradë mund të qëndrojë pesë ditë, ndërsa e tretur të ruhet 6 orë.

Nga MSH-ja deklarojnë, se sistemi shëndetësor është i përgatitur për zbatimin e imunizimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close