
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot së bashku me sekretaren e shtetit Magdalena Nestorovska realizoi takim pune me delegacionin e SOBE-së, të kryesuar nga sekretarja e përgjithshme të OSBE-së, ambasadorja Hellga Shmid, dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.
Ministri Spasovski e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, të frytshëm dhe intensiv që MPB-ja e ka me misionin e OSBE-së në Shkup në përforcimin e kapaciteteve institucionale, duke i theksuar prioritetet strategjike për vazhdimin e procesit reformues policor, luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, korrupsionit , terrorizmit, migrimit të paligjshëm dhe krimit kibernetik, si dhe profesionalizimit të policisë dhe mundësitë për të forcuar integritetin e punonjësve policorë.
Spasovski theksoi se takimi i sotëm është mesazh i fuqishëm për një partneritet serioz me OSBE-në dhe fakti që Republikës së Maqedonisë së Veriut i është besuar kryesimi në vitin 2023 është nder dhe mirënjohje për progresin e reformave dhe kontributin në bashkëpunimin rajonal me besimin se Ministria e Brendshme është e përkushtuar dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive në presidencën e suksesshme të vendit me OSBE-në në vitin 2023, me respektimin dhe promovimin e plotë të vlerave të përbashkëta të kësaj organizate, njofton MPB.
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Shmid e shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në fazën e përgatitjes dhe në procesin e organizimit të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe që çështjet e sigurisë duhet të merren parasysh dhe për sa i përket mjedisit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe qeverisjes të së drejtës.
“Të dyja palët shprehën përkushtimin e tyre që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensitet të shtuar, të plotësuar me tema aktuale në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar me kriminalitet, transparencë më të madhe në prezantimin e rezultateve të luftës kundër korrupsionit, dhunës në familje dhe barazisë gjinore, kanë për qëllim krijimin e një agjende konstruktive për presidencën tonë me Organizatën në vitin 2023”, thuhet në kumtesë.



