BotaLajmeTopLajm

Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëron ndalimin e anijes me aktivistë që po i drejtohet Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se i ka dhënë urdhër ushtrisë që të ndalojë një anije me aktivistë që po tenton të arrijë në Rripin e Gazës. Lajmi raportohet nga Times of Israel.

Bëhet fjalë për anijen Madleen, pjesë e misionit të organizuar nga Freedom Flotilla, e cila ka në bord 12 aktivistë nga vende të ndryshme.

Mes tyre ndodhen aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg, aktivisti brazilian Thiago Ávila dhe Rima Hassan, anëtare franko-palestineze e Parlamentit Evropian.

“Kam urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë që ‘Madleen’ të arrijë në Gaza”, deklaroi Katz.

Për antisemitët si Greta [Thunberg]dhe miqtë e saj, e them qartë: duhet të ktheheni mbrapsht, sepse nuk do të arrini në Gaza”, shtoi ministri izraelit.

Ndërsa një prej aktivistëve të nisur me anije drejt Gazës akuzoi Izraelin për ndërhyrje në sistemet e komunikimit të anijes “Madleen”.

Sipas tij, GPS-i për pak kohë tregoi se ndodheshin në aeroportin “Queen Alia” të Jordanisë, qindra kilometra larg pozicionit të tyre real në Detin Mesdhe.

“Na erdhi një njoftim i çuditshëm: sipas GPS-it tonë, nuk jemi më 162 milje detare larg Gazës, por ndodhemi në një aeroport në Jordani. Nuk e kemi për herë të parë. Kur fillojnë të na ndërhyjnë në komunikim dhe pajisje, do të thotë se po përgatiten për ndalim ose ndonjë sulm”, u shpreh aktivisti brazilian Thiago Ávila në një postim në rrjetet sociale nga bordi i anijes.

Megjithatë, pavarësisht ndërprerjeve të GPS-it, besohet se anija Madleen do të vazhdojë përpjekjen për të arritur në ujërat e Gazës. Ndërkohë, marina izraelite po përgatitet për ta ndalur përpara se të mbërrijë në destinacion.

Misioni i Freedom Flotilla ka për qëllim të thyejë bllokadën izraelite dhe të dërgojë ndihma në zonat palestineze. Por Izraeli e konsideron këtë një provokim dhe një rrezik për sigurinë./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close