LajmeRajon

Ministri italian i Mbrojtjes pritet me ceremoni zyrtare, konfirmon mbështetjen në proceset e anëtarësimit në NATO dhe BE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ceremoni zyrtare, të shoqëruar nga togu ceremonial i FSK-së, sot priti në takim homologun e tij nga Italia, ministrin Guido Crosetto.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim miqësor, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend, si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Me këtë rast, ministri Maqedonci kërkoi mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ku ministri Crosetto konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Italisë.

Të dy u dakorduan se Integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO do të krijonte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme.

Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij, për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it.

Po ashtu, delegacioni italian u njoftua rreth mbështetjes që Kosova është duke i ofruar Ukrainës, përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close