LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha:Sokotab dhe Alijanca blejnë mbi 50% të duhanit

Ministri i buqsisë Arijanit Hoxha sot ka vizituar Manastirin dhe Kavadarin për të parë ecurinë e grumbullimit të duhanit. Sipas Hoxhës, dy kompanitë Sokotab dhe Alijanca 1 janë dy kompanitë që kanë grumbulluar mbi 50% të duhanit.
Kompania “Sokotab DOOEL Manastir”, së bashku me kompaninë “Alijanca 1” nga Kavadari janë grumbulluesit më të mëdhenj të duhanit oriental në vend. Ata së bashku kanë nënshkruar rreth 16,000 nga 30,000 kontratat e grumbullimit.
Sot i vizitova lokacionet e tyre në Manastir dhe Kavadar. Pikat e grumbullimit të “Sokotab DOOEL Manastir” janë të hapura dhe grumbullimi po zhvillohet normalisht. Ndërkaq pikat e grumbullimit të “Alijanca 1” do të hapen së shpejti.
Pres të ketë bashkëpunim të ndërsjelltë në mes të kompanive grumbulluese dhe prodhuesve të duhanit sepse pa njëri-tjetrin ata nuk do të munden të realizojnë procesin.
Ju dëshiroj punë të suksesshme, gjithashtu uroj që grumbullimi të përfundojë në përputhje me marrëveshjet dhe mbi të gjitha të kenë kujdes për sigurinë shëndetësore të të gjithë atyre që marrin pjesë në proces.

Related Articles

Back to top button
Close
Close