LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha: Policija pyjore do të paiset me uniforma dhe çizme te reja

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot përmes profilit të tij në FB ka njoftuar se ka përfunduar prokurimi publik për paisje me mjete personale të policisë pyjore. Faza e parë e prokurimit është pasije me çizme të reja të cilat so simbolikisht ua ndau oficerëve vet ministri Hoxha. Faza e dytë do të jetë paisja me uniforma të reja dimërore dhe verore të policisë pyjore.
Në konferencën e sotme për shtyp pata nderin të informoj publikun për prokurimin e pajisjeve të reja personale mbrojtëse për nevojat e Policisë Pyjore.
Të gjithë oficerët e Policisë Pyjore së pari do të pajisen me çizme, prokurimin publik të të cilave e realizoi MBPEU.
Sot, simbolikisht shpërndava çizmet e para për oficerët e policisë pyjore që ishin të pranishëm, dhe pjesa tjetër do të shpërndahen nëpër stacionet e Policisë Pyjore në ditët në vijim.
Ky është hapi i parë i prokurimit, kurse në fazën e realizimit janë edhe furnizimi me uniforma të reja verore dhe dimërore, me të cilat oficerët e policisë pyjore do të pajisen më së voni deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Me këtë prokurim, MBPEU po e zbaton detyrimin e saj ligjor që nënkupton sigurimin e të gjitha kushteve për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës të të gjithë punonjësve tanë. Policia Pyjore kryen detyrat e saj të punës në terren, dhe një nga masat për mbrojtjen nga rreziku në punë është që të kenë pajisje të përshtatshme personale mbrojtëse, përkatësisht këpucë dhe uniforma.

Related Articles

Back to top button
Close
Close