LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha, 85% e duhanit është blerë dhe grumbullimi është në fazën purfundimtare

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot përmes një interviste dhënë Radio Pella ka theksuar se 85% e duhanit është grumbulluar dhe se procesi i grumbullimit është në fazën përfundimtare. Hoxha më tej ka theksuar se nëse do të ketë nevoj për vazhdim të afatit do të veprohet në mënyrë të pëshpejtuar, ka thënë ministri Hoxha për Radio Pella, përcjell TOP24.
Në intervistën e sotme për “Radio Pella”, unë theksova se grumbullimi i duhanit është në fazën e fundit, rreth 85% e prodhimit të rënë dakord është blerë. Shpresoj që procesi i grumbullimit të përfundojë brenda afatit ligjor. Nëse ka nevojë për zgjatjen e afatit, atëherë ne jemi të gatshëm që në mënyrë të përshpejtuar të ndryshojmë ligjin dhe ta zgjasim afatin deri në fund të muajit mars, në mënyrë që të grumbullohet e tërë sasia e duhanit të prodhuar, përfshirë këtu edhe tepricën.
Unë u bëra thirrje prodhuesve të duhanit që të prodhojnë duhan në përputhje me marrëveshjet. Të mos rritet prodhimi i paplanifikuar dhe jashtë marrëveshjes, në mënyrë që të mos krijohet tepricë, sepse kjo shkakton presion mbi kompanitë grumbulluese dhe rritje të pakënaqësive midis prodhuesve të duhanit. Prodhimi kontraktual është çelësi i suksesit. Kjo vlen për të gjithë sektorët e bujqësisë dhe ne si ministri e synojmë një gjë të tillë. strategjia jonë e zhvillimit është krijuar në këtë drejtim, të formulohet një plan realist se për sa sasi prodhimi kemi nevojë, përkatësisht sa sasi prodhimi do të mund të sigurojmë në treg. Po punohet intensivisht për të zgjeruar tregjet ekzistuese duke gjetur tregje të reja. Kështu ne do të rrisim prodhimin në mënyrë të sigurt, por vetëm pasi të kemi marrëveshje për grumbullimin e sasisë.
Viti i kaluar ishte vërtet i vështirë për sektorin e bujqësisë, ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndërtuar një strategji të mirë që të mos përsëriten situata të tilla dhe të ngjashme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close