LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri filipçe firmosi kontratën për furnizim me vaksinat kineze

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka nënshkruar marërveshjen për furnizim me vaksina kundër COVID-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Me Marrëveshjen, RMV-ja nga kjo kompani siguron 200.000 vaksina që do të arrijnë në muajin Shkurt. Data e saktë e arritjes së vaksinave dhe të gjitha informacionet lidhur me dërgesën do të vërtetohen ditëve në vijim.

MSH-ja, duke respektuar rregulloren e marrëveshjes për fshehtësi, konform politikës globale të të gjitha kompanive për prodhimin e vaksinave, por edhe të Kompanisë “Sinofarm”, të dhënat që I përmban marrëveshja mbeten të besueshme.

Vaksinat kineze në vendin tonë do të arrijnë në Aeroportin e Shkupit. Është bërë plan I detajuar për transportin e vaksinave nga aeroporti deri tek operatorët ekonomik që janë të ngarkuar për të deponuar sasitë, kurse më pas edhe plani për distribuim në punktet vaksinuese ku do të zbatohet vaksinimi.

Vaksina “Sinofarm” ruhet dhe distribuohet në temperaturë prej 2 deri 8 gradë celsiues, kurse vaksinat janë të paketuar në formulim të shiringës paraprakisht të mbushur, që lehtëson vetë aplikimin e vaksinës.

Ky lloj I vaksinave ka relacione optimale midis sigurisë dhe efikasitetit dhe për këtë shkak mund t`u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime. Konkretisht, për këtë vaksinë, terminet në ISHP-të do të jenë në 10 minuta, për një pacient.

ISHP-të do të punojnë në dy ndërrime me qëllim që të arrihet shkallë më e lartë e vskainimit në nivel ditor. Sipas Planit Kombëtar për vaksinim anti-covid, fillimisht do të vaksinohet punonjësit shëndetësor nga covid-qendrat, mjekët amë dhe punonjësit tjerë në ordinancat amë, të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë dhe punonjës tjerë që përfshihen në grupin e para të Fazës 1, si dhe qytetarët e moshuar mbi 70-vjec.

Të gjitha vaksinat që janë në treg janë të zhvilluar në platforma të sigurta, respektivisht janë të sigurta për qytetarët. Prodhuesit e tyre kanë dokumente nga agjencitë e tyre kombëtare, kurse disa prodhues në mënyrë plotësuese janë regjistruar në trupin rregullator evropian dhe amerikan për kualitetin e ilaçeve.

Vaksinimi kundër COVID-19 do të luajë një rol kyç në zvogëlimin e efekteve të dëmshme ndaj shëndetit të popullsisë dhe shoqërisë në përgjithësi, forcimin e imunitetit kolektiv në kushte pandemie.

Imunizimi është një armë e fuqishme në luftën kundër koronavirusit, por krahas kësaj, masat shëndetësore për mbrojtje personale duhet që edhe më tej të respektohen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close