LajmeSport

Milani pas një sulmuesi, Guardiola largon mbrojtësin

Ben Chilwell nuk do të largohet nga klubi i Chelsea, “Blutë e Londrës” janë gati t’i ofrojnë anglezit një kontratë deri në vitin 2027. Chilwell gjithmonë e më shumë përflitej për një kalim te rivalët e Manchester City. Sipas “The Athletic” Guardiola e dëshironte 26-vjeçarin në skuadër për sezonin që vjen. Mbrojtësi nuk ka luajtur shumë këtë kampionat pasi Cucurella ka qënë më i pëlqyer për t’u aktivizuar si titullar. Lojtari u transferua në ‘Stamford Bridge’ verën e vitit 2020 nga klubi i Leicester për shifrën e 50 milionë eurove.

Milani kërkon të forcojë repartin e sulmit. Ditë pas dite shtohen emrat në listën e dëshirave të kuqezinjve. Së fundmi raportohet emri i Folarin Balogun. Lojtari luan te Reims por është i huazuar nga Arsenali në Ligue 1. 21-vjeçari shihet me mjaft potencial dhe konsiderohet një blerje që do të blindojë sulmin për disa vite. Talentin e tij ai po e shfaq në kampionatin francez ku ka shënuar 18 gola në 29 paraqitje me skuadrën që renditet në vendin e 8-të në tabelën e renditjes. Pritet që Milani të përgatisë një ofertë zyrtare per sulmuesin, por i druhet një rritje të shifrës që mund të kërkojnë “topçcinjtë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close