LajmeSport

Milani gati për spektaklin në “San Siro”, me kapacitet të plotë përball Napolit

“San Siro” po përgatitet për natën e madhe të ndeshjes së parë të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.

Për këtë sfidë, sipas “Gazzetta dello Sport”, stadiumi “San Siro” do të jetë i mbushur plotë, me rreth 75 mijë tifozë të pranishëm. Stadiumi do të jetë pothuajse vetëm i tifozëve të Milanit dhe gjithashtu është planifikuar edhe koreografia e të gjithë stadiumit, në të cilën do të marrin pjesë spektatorë nga secili sektor.

Fakti që klubi i kuqezinjve nuk nxorri bileta falas, bëri që ata të ulin çmimet e biletave pak më shumë se ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Tottenham, ku madje ata thyen rekord në Itali me 74,320 tifozësh në stadium, duke nxjerrë plot 9 milionë e 133 mijë euro të ardhura nga shitja e biletave. Sot gjithashtu pritet që shuma të tejkalojë shifrën e 8 milionë eurove.

Related Articles

Back to top button
Close
Close