
Tijjani Reijnders ka rinovuar me Milanin. Lajmi ishte në ajër, por mungonte vetëm zyrtarizimi nga klubi kuqezi, i cili ka mbërritur të hënën në mbrëmje. Më poshtë është përmbajtja e komunikatës së publikuar nga Milani me detajet e marrëveshjes së re të holandezit:
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Tijjani Reijnders deri më 30 qershor 2030. Tijjani është pjesë e Milanit që nga vera e vitit 2023 dhe, me dinamizmin e cilësinë e tij, është zemra e mesfushës kuqezi. Holandezi, pas 90 paraqitjeve dhe 16 golave të shënuar deri më tani, do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën kuqezi”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



