
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjn Mickovski sot ka takuar kryministrin e Hungaris, Viktor Orban të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga Hungaria, me sigurinë se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me një dinamikë edhe më të madhe, shkruan Top24
“Sot u takova me Kryeministrin e Hungarisë, Orbán Viktor.
Biseda jonë u përqendrua në bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh midis Maqedonisë dhe Hungarisë, si dhe në mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tij. Hungaria është miku ynë i sinqertë, një mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë dhe një partner i rëndësishëm strategjik.
Në bisedë, theksova se Maqedonia mbetet e përkushtuar fuqimisht në rrugën e saj evropiane, në realizimin e perspektivës evropiane dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Hungaria, me sigurinë se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me një dinamikë edhe më të madhe.” shkruan kryeminstri maqedonas Mickocski.



