
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri sot ka filluar punimet për asfalltimin e rrugës që lidhë dy fshatrat Neproshtenin dhe Leshkën duke krijuar kushte më të mirra për qarkullim sidhe duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, shkruan Top24
“Është një premtim i dhënë, pjesë e fjalës së mbajtur. Kam qëndruar dhe vazhdoj të qëndroj fuqishëm pranë secilit bashkëvendas timin sepse komuna jonë meriton të ketë një qytetërim dhe kjo po bëhet çdo ditë. Jam i kënaqur që qytetarët tani më e ndjejnë nga afër komunën që duan” tha Nuhi Neziri
Neziri më tej shton se së shpejti do të fillojnë punimet edhe në vendbanime të tjera ndërsa brenda pak ditësh do të përfundohen edhe punimet e nisura në disa vendbanime.



