BotaLajme

Gjermania “nuk lëshon” fronin, ja sa miliardë litra birrë u prodhuan në BE

Në vitin 2025, vendet e Bashkimit Evropian prodhuan gjithsej 34.4 miliardë litra birrë. Kjo shënon një rënie të lehtë prej 0.7% krahasuar me vitin 2024, por një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2020. Pjesa më e madhe e birrës së prodhuar, rreth 32.3 miliardë litra, kishte një përmbajtje alkooli mbi 0.5%. Ndërkohë, birra me përmbajtje të ulët alkooli (nën 0.5%) dhe birra pa alkool përbënin 2.1 miliardë litra.

Gjermania ishte prodhuesi më i madh i birrës në BE në vitin 2025, me 7.4 miliardë litra, që përbënin 21.6% të prodhimit të shitur të BE-së. Në vendin e dytë u rendit Spanja, me 5.3 miliardë litra (15.5%), e ndjekur nga Polonia, me 3.5 miliardë litra (10.2%). Pesëshen e vendeve me prodhimin më të madh e plotësuan Holanda, me 2.4 miliardë litra (6.9%), dhe Franca, me 2.1 miliardë litra (6.0%).

Related Articles

Back to top button
Close
Close