LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski nuk tërhiqet nga Këshilli gjyqësor: Ka shumë bazë për debat kritik

“Mendoj se ka shumë bazë për një diskutim dhe debat kritik, ndërsa secili nga parlamentarët duhet të vendos sipas vullnetit të tij dhe ashtu siç mendon duhet të vendosë, e cila do të jetë më e mirë për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Ky është thelbi”, deklaroi Mickoski

Shkup, 11 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se “ka shumë bazë për një diskutim dhe debat kritik” lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor në Kuvend, duke theksuar se pret që deputetët të votojnë me vullnet të tyrin dhe bindjen se “do të jetë më mirë për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. I pyetur se cilat janë pritjet nga seanca e paralajmëruar parlamentare për anëtarët e Këshillit gjyqësor që votohet në Kuvend, Mickoski tha se pret që “anëtarët e Parlamentit të votojnë ashtu siç mendojnë se duhet të votojnë, lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, zgjedhja e të cilit është nën ingerencat e Parlamentit”.

“Mendoj se ka shumë bazë për një diskutim dhe debat kritik, ndërsa secili nga parlamentarët duhet të vendos sipas vullnetit të tij dhe ashtu siç mendon duhet të vendosë, e cila do të jetë më e mirë për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Ky është thelbi”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes SHA EMV dhe Grupit bankar KfË. Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë dorëzuar javën e kaluar në Kuvend interpelanca individuale për anëtarët e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska, Pavlina Cërvenkovski dhe Selim Ademi.

Sipas Rregullores së Kuvendit dhe afateve, pritet që seanca për diskutimin e interpelancave të mbahet brenda ose në fillim të marsit. Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve propozohen nga presidentja e shtetit. Anëtarë të Këshillit sipas detyrës zyrtare janë kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote. Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë edhe një zgjedhjeje. Me propozim të presidentes së shtetit, anëtarë të Këshillit janë Vesna Dameva, e zgjedhur në dhjetor të vitit 2019 dhe Milazim Mustafa, i zgjedhur në korrik të vitit 2019.

Anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga Kuvendi janë Tanja Çaçarova-Ilievska e zgjedhur në dhjetor 2021, Pavlina Cërvenkovski e zgjedhur në dhjetor të vitit 2020 dhe Selim Ademi i zgjedhur në dhjetor të vitit 2019. Organi i vetëm për përzgjedhjen, vlerësimin dhe kontrollin e punës së gjyqtarëve dhe gardianit të besimit të qytetarëve në gjyqësor – Këshilli Gjyqësor, e nisi vitin me “kala” presidenciale, dhe e mbylli me karrige bosh në pozitën e kryetarit të Këshillit. Në seancën e 3 janarit të këtij viti, me 13 vota, gjyqtari Aleksandar Kambovski, i cili vjen nga Gjykata e Apelit në Manastir dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar, është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit gjyqësor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close